Aksident i rëndë: Mjeti ‘fluturon’ jashtë rruge. Plagosen 4 fëmijë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në kryqëzimin e Gjadrit në aksin Lezhë-Shkodër.

Si pasojë e përplasjes së fortë rë dy mjeteve janë plagosur  4 fëmijë që udhëtonin në mjetin tip “benz” që vinte nga Shkodra.

Përplasja mes dy mjeteve ka qenë aq e fortë, sa njëri prej tyre ka dalë nga rruga, ndërsa tjetri ka pësuar një dëm të konsiderueshëm.

Fëmijët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa burime nga urgjenca e spitalit të Lezhës bëjnë me dije se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, po vlen të theksohet se ky është një aks problematik, me shumë hyrje dhe dalje të rrugëve dytësore.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu