Taulant Balla: “Rama lypi për të garantuar vaksinimin”

0

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar nga Librazhdi se vendi sot ka nevojë për kryeministra të fortë dhe jo për një kukull që është në duart e Saliut dhe Ilirit.

“Edi Rama lypi për të garantuar vaksinimin dhe rindërtimin. Në zonën e Durrësit kemi 380 familje nga Librazhdi që preken nga rindërtimi.

 Ne e kemi garantuar dhe po e fitojmë luftën me pandeminë. Në politikë ka një thënie të pakundërshtueshme. Kohët e vështira kanë nevojë për kryeministra të fortë. Lulzim Basha është një kukull në duart e Saliut dhe Ilir Metës. Ne nuk mund të kthehemi më mbrapsht”, tha Taulant Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu