Aksident masiv, 6 makina përplasen njëra pas tjetrës në autostradë

0

Një aksident masiv ka ndodhur këtë të martë në autostradën Tiranë- Durrës.

Burime bëjnë me dije se në këtë aksident janë përfshirë gjashtë automjete.

Nga fotot shikohen makinat e përplasura njëra me tjetrën dhe kaosi që kanë shkaktuar në autostradë.

Ndër të tjera fatmirësisht mësohet se nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu