Lulzim Basha bën lëvizjen e radhës, shkon për të takuar qytetarët e…

0

 

Kryedemokrati Lulzim Basha pritet të mbaj në orën 11:00 të ditës së sotme një takim me qytetarët e Durrësit.

Ky takim shënon dhe nisjen e një turi në Shqipëri, të cilin kryedemokrati do ta zhvillojë për të falenderuar mbështetësit e Partisë Demokratike dhe për të ngritur ndërgjegjësimin popullor në lidhje me manipulimin zgjedhor të betejës elektorale të 25 Prillit.

Kjo lëvizje e Bashës vjen pas dy javësh ngujimi në seli pas shpalljes së rezultatit zgjedhor. Mes luftës së brendshme për dorëheqje dhe akuzave për mosmbajtjen e përgjegjësive, Basha ka zgjedhur të mos e njoh rezultatin e zgjedhjeve, dhe të vijojë betejën e tij deri në fitore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu