Aksident në aksin Elbasan- Metalurgji

0

Një aksident sapo ka ndodhur në aksin Elbasan -Metalurgji, në afrësi të një karburanti. Një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një veturë dhe siç shihet nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë pasi automjeti është përmbysur në anë të rrugës.

Të aksidentuarit janë transportuar në spitalin e Elbasanit dhe ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre. Në vendin e ngjarjes shkoi policia, ec ila kreu veprimet procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu