Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplas për vdekje 60-vjeçarin

0

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditen e kësaj të enjteje në autostradën Durrës-Tiranë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se automjeti i drejtuar nga 52-vjeçari i identifikuar me inicialet E.B ka përplasur për vdekje këmbësorin 60-vjeç i cili ende nuk është identifikuar.

Polciia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu