Situatë e rëndë nga Covid-19 në Elbasan, flet shefja epidemiologjisë

0

Situata me Covid-19 në qarkun e Elbasanit paraqitet mjaft e rënduar.Rëndimi i situatës të pandemisë ka detyruar Ministrinë që të hapë spitalin Covid në Elbasan, ku deri më tani janë 5 persona të intubuar në këtë spital.

Në një intervistë për InfoWebTv shefja e epidemiologjisë Erleta Hila  në Elbasan shprehet për situatën e cila paraqitet mjaft e rënduar ndonëse nga ISHP Elbasan deri më tani nuk kanë munguar tamponët. Me implementimin e sistemit të ri elektronik ku kryerja e tamponit bëhet me planifikim online nga mjeku i familjes, ka bërë që ISHP Elbasan ta ketë mjaft të lehtë menaxhimin e situatës dhe që qytetarëve të mos i mungojë asnjë tampon.

Ditët e fundit në Elbasan kanë mbërritur 300 vaksinat e para të cilat do të përdoren për stafin mjekësor. Vaksinimi u krye me sukses dhe u vaksinuan 300 personel mjekësor, ndonëse nuk dihet ende kur do të nisi vaksinimi masiv për të gjithë qytetarët.

Frika për mutacionet e reja të Covid-19 ka bërë që edhe ISHP Elbasan të ketë mjaft kujdes për kryerjen e tamponëve për riinfektimet. Ku vetëm muajin e fundit kanë rezultuar 4 riinfektime, mostrat e tyre janë dërguar për analiza në laboratorët e Tiranës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu