Një aksident ka ndodhur në mesditë në Elbasan. Një automjet ka përplasur një këmbësore e cila është dërguar në spital nga vetë drejtuesi ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ngjarja u regjistrua në afërsi të kryqëzimit të lagjes Vullnetari në rrugën që shkon drejt Universitetit.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj përplasje.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia për të zbuluar shkaqet e aksidentit nëse ishte një pakujdesi e kalimtares apo gabim i drejtuesit të mjetit.
Burime nga spitali bënë me dije se gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. infowebtv