LEZHË– Një aksident ka ndodhur në Lezhë, në rrugën që lidh Rrilen me fshatin Mylte, ku një makinë ka përplasur një kalimtar.
Nga aksidenti, ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit të tij dhe ka përfundur jashtë rrugë, brenda një kanali.
I mituri i plagosur është dërguar me urgjencë në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet, por ende janë të paqarta rrethanat.