Aksidenti në Burrel/ Shoferi largohet nga vendngjarja, ndërsa ambulanca me vonesë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme, në qendër të qytetit të Burrelit. Një automjet mësohet se ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Burime bëjnë me dije se personi që ka ndërruar jetë është shtetasi Aqif Ruka, 55 vjeç. Drejtuesi i mjetit ka dale nga makina ka parë të plagosurin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje nuk ka mbërritur as policia dhe as ambulanca për rreth 15 minuta, ndrësa spitali nga zona ku ka ndodhur aksidenti është vetëm 5 minuta. Aksidenti ndodhi pranë Postës Shqiptare në Burrel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu