Aksidenti tragjik në Gjermani, humb jetën shqiptari 25-vjeçar

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si rrjedhojë ka humbur jetën një 25-vjeçar shqiptar nga Kosova.

Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije të afërmit, të cilët shkruajnë se ka humbur jetën në një aksident automobilistik Lirim Adem Krasniqi, 25-vjeç.

“Te nderuar, shoke, miq e dashamire, Me dhimbje te thelle ju njoftojme per humbjen tragjike ne nje aksident komunikacioni ne Gjermani te djalit te vellaut, Lirim Adem Krasniqi! Lirimi i axhes, na ike ne lulet e rinise, e na le te merzitur per jete si 25 vjeçar. Per procedurat e metejshme te varrimit dhe te pames ju njoftojme nderkohem, te pikelluar, familja Krasniqi” shkuajnë të afërmit në një postim në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu