Rama: Agro-turizmi do të lulëzojë në këtë zonë, vaksinat do i sjellim edhe nga fundi i botës

0

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Tropojë, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama theksoi nga Tropoja se kjo zonë është një thesar. Ai shtoii se agro-turizmi do të lulëzojë në Tropojë vitet e ardhshme, duke shtuar se vaksinat do t’i sillte në Shqipëri, sikur edhe nga fundi i botës.

“Mendojeni njëherë, se ngelët duke çuar rryla në Tiranë. Berisha është lider, i mbrapshtë sa të duash, por lider. Basha është si kukull që kurdiset. E kurdis për barbi, bëhet barbi, si ta kurdisësh. PD nuk vuri një tullë me Saliun, imagjinoni të zgjohet Luli të vijë këtu. Do e mbajë mend udhëtimin në Tropojë e i duket se Tropoja është në Australi. Tropoja është një thesar, ku kemi investuar dhe do të investojmë.

 

 

Në Tropojë, agro turizmi do të lulëzojë në vitet e ardhshme. Problemi i pandemisë është shumë i rëndë. Vaksinimi masiv u bë me forcën e karakterit dhe vendosmërisë, me forcën e shpirtit, për të thënë jo. Do i sjellim vaksinat dhe i bëmë, siç e bëmë për tërmetin. Nuk i lamë nëpër kapanone, ndërsa në Itali rrinë jashtë. Ne nuk iu vumë atyre personave që u prekën asnjë barrë, asnjë kredi, por ua dhamë falas shtëpitë”, deklaroi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu