Aktivitet në kuadër të Ditës së Infermierëve, flasin protagonistët

0

Në kuadër të 12 majit ditës ndërkombëtare të infermierëve është organizuar një aktivitet në parkun Rinia në qytetin e Elbasanit. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Sipas mjekut dhe pedagogut Edmond Laho kjo është një ditë e shënuar për të gjithë infermierët dhe mjekët.

Shefi i urgjencës rajonale Elbasan Ergys Mici thekson se mjekët nuk bëjnë dot pa infermierët pasi ato janë krahu i tyre i djathtë.

Njeri nga infermieret shprehet se 12 majin e kemi menduar ndryshe nga 365 dite te vitit, duke qenë gjatë gjithë kohës në ndihmë dhe në shërbim të njerëzve sidomos në kohën e pandemisë.

E ndersa qytetarët shprehen se roli i infermierit është shumë i rëndësishëm dhe duhet respektuar në cdo rast pavarësisht ngarkesave që ato kanë.

Studentja e infiermerise shprehet duke thene se sot është një ditë e rëndësishmë për infermierët që po kryejnë një kontribut shumë të madh duke marr parasysh faktin që pandemia ka qenë një sfidë shumë e madhe.
Kujtojmë faktin që infermierët janë heronjtë e këtyre kohëve përballë krizës së shkaktuar nga COVID-19, pasi në të gjithë botën ata janë duke u përballur me mbingarkesë të punës dhe një situatë aspak të zakontë.

Për Infowebtv.com Besiana Biçaku

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu