Aktorja shqiptare bllokohet në ashensor, policia s’e ndihmon, lirohet vetëm pasi familja kërcënon përgjegjësin

0

Ajo shton se është bllokuar për më shumë se 30 minuta derisa familjarët e saj e kanë kërcënuar përgjegjësin e ashensorit i cili më pas ka e hapur atë dhe Toçila ka dalë.

Aktorja Hajat Toçilla ka ndarë mbetur e bllokuar në ashensor. Toçilla ka bërë një postim në Facebook, përmes të cilit thotë se policia, zjarrfikësit e KEDS kanë refuzuar ta ndihmojnë atë. Në pamjet e publikuara, ajo shihet se ka ngecur brenda në një ashensor në qytetin e Prizrenit.

Ajo shton se është bllokuar për më shumë se 30 minuta derisa familjarët e saj e kanë kërcënuar përgjegjësin e ashensorit i cili më pas ka e hapur atë dhe Toçila ka dalë.

Aktorja shqiptare bllokohet në ashensor, policia s’e ndihmon, lirohet

Postimi i aktores

“Sot në Prizren e kuptova sa e pambrojtur jam prej shtetit! Policia e Kosoves, zjarrfikesit, KEDSi refuzuan të më ndihmojnë të dal prej ashensorit ku mbeta rreth 30 minuta (mos më shumë) shkaku i ndërprerjes së rrymës elektrike. Në ashensor nuk kishte numër të ndonjë servisi për këto raste, policia refuzoi të më ndihmojë duke me drejtuar tek përgjegjësi i ashensorit, zjarrfikësit nuk e dinin as ku është ambullanta në qendër, KEDSi na tha të presim deri në ora 14:00/15:00 qe i binte 3-4 orë, e pergjëgjsi i liftit e mohonte pergjëgjsinë e tij, deri sa u kërcënua prej familjareve (që per fat i kisha aty) se do të lajmerohej në polici, në atë moment llampa e Aladinit ja shpiku celsin. Urime liberalizimi i vizave”, ka shkruar Hajat në postimin e saj në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu