Alma Arrazi do prehet larg fëmijëve, shumë pak persona në varrimin e saj

0

Alma Arrazi, nëna që u vetëmbyt bashkë me tre fëmijët e saj është përcjellë për në banesën e fundit. Ajo është varrosur në qytetin e Durrësit, sipas kërkesës së babait të saj.

Në ceremoni kanë marrë pjesë vetëm pak njerëz, ndërkohë që në qytetin e Shkodrës, po kryhej funerali për dy fëmijët e mitur.

Në ceremoninë për varrosjen e Almës nuk ka marrë pjesë asnjë pjesëtar i familjes së Erdgys Arrazit.

Ky i fundit ka kërkuar leje për t’i dhënë lamtumirën e fundit dy fëmijëve të tij, por nuk është lejuar nga Drejtoria e Burgjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu