Amnisti 5-vjeçare për të gjithë emigrantët e paligjshëm në Angli. Peticioni

0

Emigrantët e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar po kalojnë një situatë të vështirë pasi nuk kanë asnjë mbështetje financiare dhe shkak për këtë gjendje është bërë edhe pandemia Covid.

Në lidhje me këtë është krijuar një peticion, në të cilin kërkohet që qeveria britanike të lëshojë një amnisti 5-vjeçare për emigrantët e paligjshëm në Angli dhe që nuk kanë një të kaluar kriminale.

Argumenti për lëshimin e kësaj amnistie ka të bëjë me integrimin e këtyre emigrantëve në shoqërinë britanike si njerëz normalë, të rregullt, që paguajnë taksat dhe që ndihmojnë në ekonominë e vendit. Për peticionin kërkohen 100 mijë firma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu