Disney ka adaptuar në mënyrë krejtësisht magjike dhe ëndërrimtare filmat klasikë që adhurohen nga fëmijët dhe jo vetëm. Por këto histori të transformuara nuk janë aq të këndshme sa Disney i ka shfaqur tek ne. Këtu do të lexoni historitë e vërteta, tepër shqetësuese të klasikëve të Disney, shkruan InfoWebTv.
Bukuroshja e fjetur
Kjo histori merr një kthesë të errët nga versioni i paraqitur tek publiku për bukuroshen e fjetur, Aurora. Një mbret kalon pranë shtëpisë së bukuroshes së fjetur, të quajtur Talia.Fajkoi i mbretit futet papritur brenda shtëpisë dhe mbreti duke e ndjekur sheh Talian duke dremitur.Mbreti i pamëshirshëm përdhunon bukuroshen e fjetur duke e lënë atë pa ndjenja dhe shtatzënë me binjakë.
Mbreti Luan
Thuhet se shkrimtarët e “Mbretit Luan” janë frymëzuar nga vepra e Shekspirit, “Hamlet”, ku princi Hamlet ka dëshirën e madhe për të marrë hak pasi xhaxhai vrau vëllain e tij (babai i Hamletit) për të shijuar rehatinë që pushteti i ofronte.
Sirena e Vogël
Në versionin e Disney, Arieli pasi fiton zërin e saj mbrapsht shijon dashurinë e adhurueshme me princin Erik dhe e feston me një ceremoni befasuese martesore në varkë. Por versioni origjinal i Përrallave të Andersenit nuk thotë aspak kështu.Transformimi i Arielit në njeri i shkaktonte dhimbje të tmerrshme dhe e vetmja zgjidhje ishte vrasje e dashurisë së saj, i cili vlen të përmendet se shkoi në krahët e dikujt tjetër. Arieli nuk pranoi kushtin e vendosur nga shtriga e detit, kështu nuk e mori bishtin e saj të sirenës mbrapsht dhe sakrifikoi veten për hir të dashurisë.
infowebtv.com