Anëtar i bandës me 130 të arrestuar për kokainë, kapet shqiptari

0

Autoritetet policore italiane të rajonit të Reggio Emilias dhe të Modenës mëngjesin e sotëm kanë arrestuar pesë persona, katër marokenë dhe një shqiptar në kuadër të operacioni “Trexit” që vijon prej 2017 dhe që deri tani në pranga kanë rënë 130 persona.

Nga operacionet në vite për këtë hetim janë sekuestruar 301 kg hashash, 24.7 kg kokainë, 2.1 kg heroinë, 31 kg marijuanë,  4 armë, 192 mijë € si edhe 7 makina të pajisura me një shtresë sekrete të dyfishtë për trafik kokaine nga Holanda në Itali.

Për këtë dosje 29 persona u arrestuan në Janar të këtij viti, mes tyre edhe shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu