Angli/ Arrestohen 4 shqiptarë me 4 kg kokainë dhe 340 mijë paund cash

0

 

Katër shqiptarë janë arrestuar në Angli me 340,000 paund cash dhe një sasi kokaine me vlerë 400,000 paund.

Të arrestuarit janë Rustem Dauti 30 vjeç dhe Fisnik Kurtucai 32 vjeç që u kapën me 100,000 paund cash.

I treti është Florian Meshi 22 vjeç pjesë e grupit të strukturuar kriminal, të cilit iu bllokuan 140,000 paund.

Dhe i fundit është Azem Gashi 26 vjeç i cili u prangos me 4 kg kokainë dhe 100,000 paund.

“Këto ishin sekuestro të mëdha në cash” tha një zyrtar britanik pas operacionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu