Antonela heq dorë përfundimisht nga Mevlani, ja çfarë thotë ajo

0

Treshja Ledjana-Mevlan-Antonela janë kthyer në një nga më të diskutuarit në “Për’puthen”. Që më hyrjen e Antonelës në emision, që shprehu hapur pëlqimin për Mevlanin u “tronditën themelet” e marrëdhënies së këtij të fundit me Ledjanën.

Debatet dhe përplasjet mes dy vajzave ishin të shpeshta për shkak të Mevlanit dhe pak javë më parë pati një përballje treshe në “Për’puthen Prime”. Mirëpo përballja nuk pati asnjë rezultat dhe sot Antonela bëri të ditur se ka marrë një vendim drastik.

Para transmetimit të takimit Ledjana-Mevlan, Antonela doli para studios dhe tha se ka hequr dorë përfundimisht nga djali nga Kavaja.

“Mua më bëhen 47 ditë në emision dhe kam kuptuar që duhet të distancohem, t’ja lë Mevlanin Ledjanës, pavarësisht se vazhdoj të kem pëlqim për të. Unë nuk dua të bëhem shkak për mos krijimin e një lidhjeje. Mevlan unë kam nevojë për një mashkull dhe ti nuk je për mua”, u shpreh ajo teksa theksoi se ka ende ndjenja për Mevlanin.

Ndërkohë ky i fundit nuk e priti mirë deklaratën e Antonelës, por shtoi se e respekton vendimin e saj.

E ke bërë rrugë ofendimin ti. Megjithatë nuk ka problem. Më parë më thoshe jam mashkulli i preferuar dhe tani thua nuk jam mashkull. Unë e respektoj vendimin tënd dhe gjithmonë do të respektoj”, tha Mevlani.

Ndërsa Ledjana tha se Antonela ka marrë informacione se takimi i saj me Ledjanën ka shkuar shumë mirë, ndaj bëri këtë deklaratë të papritur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu