Apeli i të riut në rrezik:“Më duhet urgjent gjak”

0

Xhanin Feka është 30-vjeçari, i cili vuan nga talasemia dhe në pamje të parë duket si një 13-vjeçar. Ai rikthehet pas 6-muajsh në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, ku bën sërish thirrje për gjak.

Në një lidhje me ‘Skype’, Xhani tregon se nëse nuk merr gjak i krijohen probleme, veçanërisht tani në stinën e pranverës, si dhimbje kockash.

“Kemi nevojë për gjak. Tranfuzioni i gjakut ishte të martën dhe më duhet një herë në tre javë.

Te vendi ku unë jetoj, banka e gjakut nuk mund t’i mbulojë të gjitha. Sidomos me ndryshimin e klimës dhe kohës, vjen pranvera nuk mund të mbulohen. Unë jam zero pozitiv dhe nuk marr vetëm nga grupi imp o edhe të tjera.

Bëj thirrje për dhurim gjaku. Pasi kur nuk marr gjak, fillojnë të gjitha me radhë nga bllokimi i kockave dhe shumë probleme. Tani në pranverë është piku dhe ne kemi nevojë për gjak” tha 30-vjeçari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu