Arben Asllani emërohet Drejtor i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për qarqet Elbasan, Korçë dhe Berat

0

Arben Asllani emërohet Drejtor i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për qarqet Elbasan, Korçë dhe Berat.

Ai zëvendësoi në këtë detyrë Ermira Urupi e cila tashmë mban postin e Kryetareës së Këshillit të Qarkut Elbasan.

Arben Asllani është një emër i njohur i cili prej vitesh ka dhënë kontributin e tij në sektorë të rëndësishëm për Elbasanin dhe jo vetëm.

Ai shquhet për aftësitë organizative dhe profesionalizmin.

Më herët Arben Asllani ka drejtuar Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor, Drejtorinë Rajonale të OSHEE dhe Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës Elbasan.

Gjatë marrjes së detyrës së re ai u shpreh se ‘vlerëson përgjegjësinë e dhënë dhe se do të japë maksimumin për përçimin e politikave mjekësore të Ministrisë së Shëndetësisë’. Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu