Arbër Papleka mohon kryerjen e krimit: Nuk e vrava unë Pjerin Xhuvanin

0

 

Arbër Papleka, ish-efektiv i RENEA, është i dyshuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit sot në Elbasan.

Pas vetëdorëzimit në polici, ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Arbër Papleka mësohet se ka mohuar të jetë ai autor i vrasjes, ndërkohë që akuzon se viktima dhe shoqëruesit e tij se hapën zjarr të parët.

“Qëllova për vetëmbrojtje, por nuk e kam vrarë unë. Na qëlluan të parët”, është shprehur në polici, ish-efektivi i RENEA, cili aktualisht ishte pjesë e shtabit elektoral të kandidatit demokrat, Gazment Bardhi, në pozicionin e shoqëruesit të tij.

Nga ngjarja që tronditi qytetin e Elbasanit mesditën e sotme, mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, eksponent i Partisë Socialiste, ndërsa u plagosën Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku, Pavlo Vuksani, dhe një efektive e “Shqiponjave”.

Lexo edhe : Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Policia: Pati konflikt me armë, autori në pranga
Pjerin Xhuvani ishte ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa aktualisht ishte eksponent i PS. Pjerin Xhuvani ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor në Tiranë.

Ai ishte akuzuar nga opozita se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS-së dhe PD-së, gjatë Ditës së Verës.

Rrethanat e kësaj ngjarje mbeten ende të paqarta. Partia Demokratike ka njoftuar policinë se një automjet pa targa po shpërndante para për vota në lagjen “5 maji” në Elbasan. Skena e krimit ndodh në sy të policisë së Elbasanit.

Të dyja palët shkëmbejnë zjarr dhe si rezultat mbetet i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa katër persona të tjerë, mes të cilëve edhe një efektive e “Shqiponjave”, mbetën të plagosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu