Gjykata e Strasburgut rrëzon SPAK: Të mos preken serverat e Lapsi.al!

0

 

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ka vendosur masë sigurie, për të mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al, deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN.

Pas kërkesës së SPAK për sekuestrimin e Lapsi.al dhe vendimit të gjykatëses Ilirjana Olldashi, avokati Dorian Matlija, me kërkesën e gazetarëve të njohur, Andi Bushatit dhe Armand Shkullakut, e referoi çështjen në mënyrë urgjente në GJEDN.

Në masën e sigurisë thuhet se autoritetet “nuk duhet të sekuestrojnë asnjë pajisje që ruan të dhëna dhe të dhënat kompjuterike/elektonike të cilat u përkasin aplikantëve“. Ndërhyrja e GJEDN është një rast i paprecedent, sepse gjyKAta ndërhyn vetëm në rastet më ekstreme.

Vetë Matlija shkruan pas vendimit: Ka ligj, ka Maliq, por ka edhe Strasburg. GJEDNJ, vendosi te mbroje vete burimet e gazetareve me anen e nje urdheri te shpejte qe jepet vetem ne rrethana ekstreme. Dhe vertet qe vendimi i Gjykates kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar per te sekuestruar kompiuterat, serverat dhe telefonat e Lapsi.al ishte nje hap ekstrem. Falenderoj Gjykaten e Strasburgut per kete vendim ne mbrojtje te fjales dhe medias se lire!

Kujtojmë se media online Lapsi.al, botoi skandalin me përdorimin e të dhënave të qytetetarëve të Tiranës, nga Partia Socialiste. Databaza përmbante të dhëna sensitive, si numrat personalë të identitetit, adresën e banimit dhe shoqërohej me komente, të cilat linin të kuptohej se ishte ngritur një sistem survejimi në funksion të zgjedhjeve, nëpërmjet “patronazhistëve”.

Gazetarët kishin refuzuar dorëzimin e databazës, për të mbrojtur burimin e tyre, por SPAK urdhëroi sekuestrimin e serverave dhe pajisjeve kompjuterike të kësaj media.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu