Ardian Çapja dërgohet me urgjencë në spital

0

TIRANË

Një ditë pas arrestimit të tij në Elbasan, Ardjan Çapja është dërguar me urgjencë në QSUT. Ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe aktualisht ndodhet në reanimacion ku pritet të bëjë edhe koronarografi.

Ardjan Ardjan Çapja u vu në prangat e policisë ditën e djeshme, ndërsa në kërkim u shpall Florenc Çapja.

Arrestimi i Ardjan Çapjat është bërë mëngjesin e 29 marsit pas finalizimit të operacionit i koduar “Krasta 2021”. Gjatë operacionit, në banesën e Ardjan Çapjas, Policia i gjeti dhe sekuestroi edhe një kallashnikov. Ardjan Çapja dhe Florenc Çapja akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërkohë policia ka arrestuar edhe Ardi Çekanin i cili fshihej në banesën e Ardjan Çapjas. Çekani u prangos nga RENEA, pasi u gjet në banesën e Ardian Çapjas. Ai i ishte në kërkim i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Policia gjeti në banesë dylbi, radio marrëse, rroba ushtarake etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu