Ariana Grande publikon fotot nga martesa me Dalton Gomez

0

Ariana Grande e dinte që fansat e saj prisnin me padurim të shihnin ndonjë “grimcë” nga ceremonia sekrete, e cila u mbajt larg vëmendjes mediatike. Ajo postoi në Instagram disa foto nga ceremonia e datës 15 maj.

Ariana duket e veshur me një fustan të bardhë klasik me vello teksa puth bashkëshortin Dalton Gomez brenda shtëpisë së saj në Montecito, Kaliforni. Ambienti është i dekoruar me lule dhe qirinj dhe duket minimalist.

“Ata u martuan. Ishte një ceremoni e vogël me më pak se 20 persona. Ndihej kudo lumturia dhe dashuria. Çifti dhe familjet e secilit s’mund të ishin më të lumtur se kaq,” u shpreh përfaqësuesi i këngëtares pasi qarkulluan zërat e dasmës.

27-vjeçarja u fejua që në dhjetor me Dalton, një agjent pasurish të patundshme, 25 vjeç. Të dy e kanë mbajtur lidhjen shumë private.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu