Operacioni blic për kapjen e vrasësve të Everest Çakës, policia shoqëron dy persona

0

Policia e Elbasanit ka shoqëruar dy persona pasditen e sotme në një operacion që zhvilloi në lagjen “Skënderbej”, në të njëjtin vend ku u vra në datë 11 maj, Everest Çaka.

41-vjeçari Everest Çaka u ekzekutua në datë 11 maj në mbrëmje në qytetin e Elbasanit. Ai po kthehej nga shtëpia e vjehrrit në lagjen “Skënderbej” kur u qëllua për vdekje në makinë, ndërsa bashkëshortja e tij u plagos në dorë.

Disa minuta më vonë autorët dogjën makinën në Kavajë, ndërsa prej asaj nate nuk ka asnjë gjurmë prej tyre. Çaka kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja dhe pista ku po hetohet është hakmarrja nga një zinxhir krimesh që kanë ndodhur në Elbasan nga prishja e pazareve jashtë vendit, kryesisht në Spanjë dhe Belgjikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu