Arrestimet dhe procedimet e Policisë Elbasan për zjarret. Në Belsh arrestohet autori, në Librazhd shpallet në kërkim

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Belsh: Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Dragot, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Librazhd: Dogji me zjarr një sipërfaqe toke shpallet në kërkim policor autori i dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Belsh, arrestuan në flagrancë shtetasin: N.H., 26 vjeç, banues në fshatin Dragot, Belsh.
Ky shtetas dyshohet se në fshatin Dëshiran, Belsh, duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur 450 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasve Q.B., dhe M.Q.,

Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, shtetasin R.D., 52 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në vëndin e quajtur “Krepat e Xhakës”, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu