Arrestohen 5 persona/ Mbanin snajper dhe granatahedhës në 18 depo me armë

0

18 baza modifikimi, magazinimi dhe shitje armësh, janë zbuluar nga policia në Tiranë. Këto armë, u shiteshin grupeve kriminale për të kryer atentate dhe vrasje.

Në pranga ranë 5 persona, Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa, ndërsa në kërkim u shpall Sokol Gjura i larguar nga vendi disa javë më parë, si dhe Akil Kulla.

Në banesat e të gjithë personave të mësipërm, policia ka gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme, mes tyre edhe antitank. U sekuestruan gjithashtu 7 automjete, dy prej tyre të blinduara të përdorura në dy ngjarje kriminale. Personat e mësipërm u arrestuan për shkak se në bashkepunim me Ermond dhe Enver Jamaku, të arrestuar pak ditë më parë per tentativen e vrasjes se Gjon Menës, në janar të këtij viti , dyshohet se tentuan të vrisnin me eksploziv të telekomanduar, në tetor të 2019-ës, kunatin e Domart Konjarit, Artan Bylyku.

Një tjetër ngjarje ku është përfshirë Sokol Gjura së bashku me Ermond dhe Enver Jamaku, është ajo e tentativës për të vrarë me armë avokatin Paulin Papleka, në 10 shtator të vitit 2017 në Tiranë. 5 ditë pas kësaj ngjarjeje, po në Tiranë, të njëjtët persona në pranga vendosën eksploziv në shtëpinë e Edmond Saraçit.

Ky i fundit i arrestuar si person i dyshuar që qëlloi me armë ndaj avokatit Papleka.

Gjatë operacionit të zhvilluar këtë të enjte, në shtëpinë e Bujar Jaupit, me profesion tornitor, u gjetën 25 silenciatorë për armë të ndryshme, të prodhuara nga vet ai. Ky grup, po ashtu dispononte snajper të prodhimit të fundit si dhe optika termike special për të , radio të njëjta me ato të policisë dhe ushtrisë si edhe optika termike special që u vendosen snajpera.

Janë gjetur dhe sekuestruar radio si ato të policisë dhe të ushtrisë, një optikë termike speciale për snajper si edhe disa sasi lëndësh narkotike. Operacioni u krye në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme SPAK, e cila lëshoi edhe urdhër-arrestet për personat e mësipërm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu