Policia italiane ka arrestuar tre persona të akuzuar për organizimin e rrëmbimeve jashtë vendit. Dy shqiptarë, Fredi Frrokaj dhe Olsi Mitraj, dhe italiani Alberto Zanini përfunduan në burg nën akuzat e rrëmbimit për qëllime terroriste. Sipas hetimeve të tre u propozuan dy sipërmarrësve nga Brescia për të simuluar një rrëmbim. Një nga këta tani nën hetim dhe behet fjalë për Alessandro Sandrini, sipërmarrësi nga Brescia i cili u zhduk në Turqi në tetor 2016 dhe u shfaq sërish në maj 2019. Një tjetër sipërmarrës nga Brescia, i cili nuk u paraqit në aeroporti në minutën e fundit, është identifikuar po ashtu. Në hetimi citohet gjithashtu çështja e Sergio Zannoti.
Sandrini dhe Zanotti u transferuan më pas në Siri dhe iu dorëzuan një grupi xhihadist të lidhur me Al Kaidën. Të tre të arrestuarit vepronin në Itali, Turqi dhe Siri. Të akuzuarit I kishin propozuar Sandrinit të shkonte në Turqi “në mënyrë që të simulonte një rrëmbim “por sapo arritën atje ata e privuan atë” nga liria e tij personale “dhe më pas e sollën ” kundër vullnetit të tij në Siri, ku ia dorëzuan atë Partisë Islamike Turkestan, një grup në lidhje me Al Kaedën “, siç thuhet në aktakuzë. Si pjesë e hetimit kundër bandës, disa kërkime u urdhëruan në Gjermani dhe Itali. Sipas asaj që doli nga hetimet, videot në të cilat Alessandro Sandrini mund të shihet gjatë rrëmbimit në Siri, u publikuan nga Gjermania falë një italiani, me banim në Zvicër, të lidhur me bandën e tre burrave që përfunduan në burg
Burimi:todayit