Arrestohet 33-vjeçari në Librazhd, vidhte në biznese dhe shtëpi,

0

LIBRAZHD- Një 33-vjeçar është arrestuar për vjedhje në qytetin e Librazhdit. Sipas Policisë, ky person vidhte nëpër banesa dhe dyqane dhe ishte kthyer në “tmerrin e banorëve. Hetimet konfirmojnë se shtetasi K.Q, ishte i përfshirë në raste të tjera vjedhjesh.

Njoftimi i policisë:

U kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, duke vjedhur në një market, vihet në pranga 33-vjeçari, gjatë operacionit policor të koduar “Gracka”.  33-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Zbardhen 4 raste të tjera të vjedhjeve, të kryera nga ky shtetas, gjatë 3 muajve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe për vënien përpara përgjegjësise penale të autorëve të tyre, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që vidhte me thyerje në banesa dhe nëdyqane, në kuadër të operacionit policor “Gracka”, kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, shtetasin K. Q., 33 vjeç, banues në Librazhd, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, duke vjedhur në një market ku kishte mundur të hynte pasi kishte thyer derën, me sende të forta.  Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Librazhdit, konkretisht:

-Më datë 24.04.2023, ka vjedhur 2 varëse floriri, në një banesë;

-Më datë 24.03.2023, dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka vjedhur një shumë parash, në kasafortën e një servisi;

-Më datë 18.02.2023, ka vjedhur bizhuteri të ndryshme, në një banesë;

-Më datë 04.02.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të kryer ky shtetas, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu