Arrestohet 36-vjeçari, ja kishte mbathur në Gjermani për t’i shpëtuar dënimit (EMRI)

0

Është arrestuar në Gjermani 36-vjeçari Andi Janko nga Korça i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrim me pasojë të rëndë”.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se arrestimi i Jankos është bërë i mundur nga Interpol Tirana me Wiesbaden Gjermani .

Ndërkohë 36-vjeçari rezulton i dënuar me 12 vite burg sipas një vendimi të Gjykatës së Korçës në vitin 2017.

Njoftimi:

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden Gjermani, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur arrestimi në Gjermani i shtetasit Andi Janko, 36 vjeç, banues në Korçë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 01.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë.

Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu