ARRESTOHET ekonomisti i shëndetësisë në Elbasan/ Vodhi 30 milionë lekë duke shpërdoruar detyrën

0

Edlir Sejdini, me detyrë ekonomist në qendrën shëndetësore Nr.3 në Elbasan është arrestuar ditën e sotme.

Burime për mediat bëjnë me dije se Edlir Sejdini ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar listën e prezencës së punonjësve, e duke përvetësuar kështu një vlerë prej 30 milionë lekësh pranë qendrës shëndetësore.

Arrestimi i tij u bë pas hetimeve disa mujore të seksionit të krimit ekonomik pranë drejtorisë së policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu