Arrestohet një oficeri i lartë policie,kapet me 800.000 euro drogë

0

Një zyrtar i lartë i Policisë në Maqedoninë e Veriut, është vënë në pranga pasi është kapur me një sasi të madhe droge. Sipas mediave vendase, droga e kapur arrinte vlerën e  800 mijë eurove.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili thotë se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Narkotikëve – DEA.

“Në një operacion të madh policor së bashku me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Trafikantëve të Drogës – DEA, është konfiskuar drogë me vlerë mbi 800,000 euro, si dhe është arrestuar një oficer i lartë policie. Ne vazhdojmë së bashku me partnerët tanë strategjikë në luftën pa kriter kundër krimit”, shkroi Spasovski në Facebook. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu