The Rock dhe Angelina Jolie në preferencat e amerikanëve për presidentë të ardhshëm

0

Personazhi i njohur i ekranit Dwayne Johnson, i njohur më mirë me pseudonimin The Rock (Shkëmbi) ka shijuar suksesin si sportist, aktor e madje dhe producent në Hollywood, por sipas një sondazhi të ri mund ta gjejë veten shpejt në Shtëpinë e Bardhë si president i SHBA në zgjedhjet e 2024.

Sondazhi i ri online, thotë se aktori i ‘Jumanji’ merrte rreth 50 përqind të votave në SHBA, i ndjekur nga një tjetër emër i njohur i ekranit, aktorja Angelina Jolie.

Sondazhi online i kompanisë Piplsay thoshte se ‘The Rock’ ka mbështetjen e 46 përqind të amerikanëve. Anketimi online u krye mes datave 2 deri më 4 prill dhe përfshinte pak më shumë se 30 000 votues të mundshëm.

Ndjekësja e tij më e afërt Angelina Jolie mori 30 përqind të mbështetjes, gazetarja Oprah Winfrey mori 27 përqind ndërsa Tom Hanks 22 përqind.

Zhvillimi vjen pasi ironikisht në shkurt, The Rock përmendi në një intervistë se e shihte veten plotësisht në rolin e presidentit të SHBA.

“Do ta merrja në konsideratë në të ardhmen një kandidim të mundshëm, nëse njerëzit e dëshirojnë”, i tha 36 vjeçari intervistueses së USAToday, Lauren Hashian.

“E kam me të vërtetë, nuk po dredhoj fare me përgjigjen time. Kështu që unë do të pres dhe do dëgjoj, do të mbaj gishtin te pulsi dhe veshin te toka”, shtoi me shaka Johnson.

Në sondazh kishte të tjerë emra të njohur të preferuar si Donald Trump, Clint Eastwood, Ronald Reagan, Arnold Schwarzenegger, Jesse Ventura e Al Franken.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu