Arrestohet shqiptari në Itali, akuzohet për plagosje me thikë

0

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga agjentët e Komisariatit të Termolit në Itali dhe tashmë me urdhër të drejtësisë së Frentanës është vendosur në arrest shtëpie.

Sipas mediave vendase, akuza ndaj tij është për plagë të rënda dhe sot emigranti del para gjyqtarit hetues të Gjykatës së Larinos, për marrjen në pyetje të garancisë, pas njoftimit të masës së sigurimit të dhënë ndaj tij.

Faktet datojnë që në datën 25 prill, kur sipas akuzave të formuluara nga hetuesit, 43-vjeçari dyshohet se ka sulmuar me thikë një burrë, duke i shkaktuar dëmtime në krah, të cilësuara si të shërueshme në 10 ditë, gjë që ka ndodhur në Termoli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu