Arrestohet shqiptari në Itali. U kap me 17 kg drogë dhe rreth 53 mijë euro

0

ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Në kontrollin e kryer në shtëpinë e 36-vjeçarit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 53 mijë euro, një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike, përkatësisht 2.2 kilogramë heroinë, më shumë se 2 kilogramë kokainë, 5.8 kilogramë hashash, 6.7 kilogramë marijuanë.

Gjithashtu janë sekuestruar 1 makinë dhe telefona inteligjentë e karta SIM përkatëse të përdorura për tregtimin e drogës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu