Arritje për regjisoren Greta Gerwig, filmi Barbie kap shifrën miliarda dollarë nga biletat

0

SHBA- Sipas distributorit Warner Bros, filmi Barbie ka arritur shifrën miliarda dollarëshe vetëm 17 ditë pasi u publikua. Filmi do të përfundojë fundjavën me 1.03 miliardë dollarë në shitje biletash në arkat globale. Kjo do të thotë se Greta Gerwig është bërë gruaja e parë që e ka arritur këtë si regjisore solo.

Warner Bros e përshkroi këtë si një moment mbreslënës. Michael De Luca dhe Pam Abdy, bashkë-kryesuesit dhe shefat e Warner Bros Motion Picture Group, e konsideruan audiencën si masive. Filmi me ngjyrë rozë ka marrë vlerësime nga kritikët dhe ka frymëzuar shumë selfie në kutitë e kukullave të instaluara në kinema në të gjithë botën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu