Arsimi, misioni i jetës/ Veiz Çota ka mësuar e edukuar me dhjetëra breza:Bojën e përgatiste nga farat e shtogut!

0

Disa prej momenteve që kanë shenjuar karrierën e tij në arsim i ka të fiksuara në këto fotografi bardhë e zi.

I sheh shpesh, kujton e nxjerr mallin e viteve të rinisë kur punonte si mësues në fshatrat e Librazhdit.

Ky është Veiz Çota, sot 86 vjeç. Gjithë jetën ka pasur një mision, të mësojë dhe edukojë brezat.

Ishte viti 1956 kur doli për herë të parë para nxënësve në shkollën  7-vjeçare Rrajcë-Fushë.

“Kënaqësinë më të madhe në jetën time që e kam ndjerë, e kam ndjerë kur mbarova institutin pedagogjik dhe fillova drejtor shkolle”.

Atë kohë arsimimi kërkonte sakrifica të skajshme.

Veiz Çota tregon se më shumë mundim hapën shkolla në zonat rurale për t’ju dhënë mundësi edhe fëmijëve në fshatra të merrnin dije.

Mjete nuk kishte. Mungonin bangat, lapsat e fletoret.

“Unë si mësues dhe kolegët e mi, punuam në kushte si e gjithë popullata, në kushte të tejskajshme, hapëm shkollën pa banga, pa bojëra shkrimi.”

Përveç mungesës së mjeteve didaktike, çfarë i mundonte mësuesit ishte ngurrimi i prindërit për të arsimuar vajzat e tyre.

Pavarësisht paragjykimeve ja dolën që rrugës së dijes t’ju bashkoheshin edhe vajzat.

Ndërgjegjësimi në zonën e Librazhdit nisi nga fshati kuturman ku Veis Çota punoi disa vite si drejtor dhe shembullin pozitiv e ndoqën më pas edhe fshatra të tjerë.

Lutfie Kushi ishte ndër të parat vajza që u arsimuan në Librazhd. Kujton vështirësitë e fillimit dhe ditët kur i ati që ishte hoxhë i fshatit e kontrollonte herë pas here në shkollë.

“Nga Librazhdi, kishte edhe nga fshatra të tjerë”.

Atë kohë nuk kishin makina ndaj mësuesit detyroheshin të qëndronin në fshatrat ku jepnin mësim. Veiz Çota shkonte 1 herë në tre javë në shtëpi.

‘Ishte 6 orë rruga në këmbë, nuk kishte automjet. Kushte të vështira, të tejskajshme ekonomike”.

Vështirësitë kanë qënë të mëdha por kur sheh se nxënësit e tij janë bërë të zotë e të suksesshëm bindet se çdo sakrificë ja ka vlejtur.

Për kontributin e çmuar që ka dhënë në arsim, Veiz Çota është nderuar me medalje e tituj, por shpërblimi më i madh për të është mirënjohja që merr nga ish nxënësit e tij.

Abc news!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu