Atentati në Elbasan/ Viktima, kushëriri i Endrit Alibej, të vrarë në dhjetor të 2019-ës

0

Everest Caka, ka mbetur i vrarë në zonën e Fushë-Mbretit në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri Cakën, duke e lënë të vdekur në vend. Caka ka qënë në shoqërinë e gruas së tij kur është qëlluar për vdekje, nga një person ende i paidentifikuar. Mësohet se viktima është djali i tezes së kunatit të Erjon Alibej, i arrestuar pak muaj më parë nga prokuroria e Elbasanit, si porositësi i vrasjes së “Ilit” të Elbasanit,shkruan InfoWebTV.

Ardi Veliu ka mbërritur në vendngjarje.

Elbasan /Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë
rrethuar zonën.

Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

 

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu