Atentati te Don Bosko/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve. Flet menaxheri i lokalit ku ndodhi ngjarja

0

Një 35-vjeçar i identifikuar si Erion Çela mbeti i vrarë, ndërsa katër të tjerë mes të cilëve edhe vëllai i viktimës, u plagosën dje në zonën e “Don Boskos”.

Ndërkaq sot zbulohen detaje mbi gjendjen shëndetësore të katër të plagosurve.

Edmond Crroj, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rënduar dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga bluzat e bardha.

Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe vëllai i viktimës i cili ka mbetur i plagosur në pjesën e fytyrës. Mësohet se me kërkesë të familjarë, Blerim Çela tashmë po merr trajtim shëndetësor në një spital privat.

Ndërkohë ndodhen në pavion, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën kamarieri i lokalit, Azbi Selimaj 19 vjeç dhe Arben Dani 46 vjeç, i cili është dëmtuar në këmbë.

Daniel Lila, menaxheri i lokalit ku ndodhi vrasja në “Don Bosko” në kryeqytet ka folur rreth ngjarjes së rëndë. Ai tregon se viktima Erion Çela para se të ndodhte ngjarja ishte në kafe me bashkëshorte, ndërsa për disa minuta më vonë ai është ulur me persona të tjerë.

“U ulën tek tavolina afër xhamit. Por nuk kemi dëgjuar konflikte. Ndërsa 19-vjeçari ishte klient në një tavolinë tjetër”, ka treguar menaxheri i lokalit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu