Australia i heq sërish vizën Djokoviç, tenisti serb pritet të dënohet nga vendi

0

Australia i ka hequr sërish vizën tenistit serb, Novak Djokovic. Edhe këtë herë shkak për këtë vendim është bërë e drejta e tij për të qëndruar në vend i pavaksinuar. Vendimi i Ministrit të Emigracionit Alex Hawke do të thotë se Djokoviç tani përballet me dëbimin, ndonëse pritet që 34-vjeçari serb të nisë ende një sfidë tjetër ligjore për të qëndruar në vend.

Numri një i tenisit për meshkuj ishte planifikuar të luante në Australian Open, që fillon të hënën. Viza e Djokoviçit u revokua fillimisht menjëherë pas mbërritjes së tij në Melburn më 6 janar, pasi zyrtarët e Forcave Kufitare Australiane thanë se ai “dështoi të siguronte provat e duhura” për të marrë një përjashtim nga vaksina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu