Gjykata në Francë vendos kundër mbajtjes së maskave në ambientet e hapura

0

Detyrimi për të mbajtur maska në ambiente të hapura, që ishte vendosur në Paris është rrëzuar nga një gjykatës. Në vendimin e dhënë u tha se detyrimi për maskat është një shkelje e rëndë e lirive të qytetarëve.

Gjykata Administrative e Parisit vendosi kundër politikës së maskimit të enjten, sipas AFP, duke hedhur poshtë urdhërin si “një shkelje te tepruar, joproporcionale dhe e papërshtatshme… e lirisë personale”.

Vendimi zbatohet jo vetëm për qytetin e Parisit dhe 2.1 milionë banorët e tij, por për shtatë departamente të tjera në rajonin më të gjerë të Parisit, ose rreth 12 milionë njerëz në total.

Rregulli për maskat në natyrë u rikthye pas rritjes së infektimeve ditore në Francë, si pasojë e përhapjes së Covid 19.

Megjithëse zyrtarët lokalë ende nuk i janë përgjigjur vendimit, Florian Philippot – një kritik i zëshëm i politikave të qeverisë për pandeminë që kryeson Partinë e krahut të djathtë, brohoriti vendimin në një postim në Twitter, duke thënë “Jeto i lirë” dhe “jeto i lumtur!”

Parisi nuk ishte i vetmi rajon që rriti masat e tij për Covid përballë Omicron, me Francën në tërësi që kohët e fundit vendosi një kërkesë për maskën e detyrueshme dhe për fëmijët mbi 6 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu