Autoritetet greke shtyjë sërish kalimin në Kapshticë (ARSYET)

0

 

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, ka bërë me dije se si pasojë e masave anti-Covid të ndërmarra nga qeveria greke, është shtyrë afati i bllokimit në Pikën Kufitare të Kapshticë, deri në datën 26.04.2021.

Në njoftim specifikohet se deri në këtë datë do të jetë i ndaluar kalimi nga Shqipëria drejt Greqisë, ndërkohë që dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Njoftimi i Policisë së Kapshticës:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 26.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu