Babai i Luisit: Djalit i është paralizuar krahu i majtë. Shteti nuk na ofron as fizioterapist dhe as psikolog

0

Babai i djalit të plagosur pas sherrit te shkolla “Fan Noli” në Tiranë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani. Babai i Luisit tregoi mbi gjëndjen shëndetësore të djalit të tij dhe çfarë i ka treguar ai mbi sherrin.

Ai shprehet se i biri i ak treguar se e ka goditur një person i madh në moshë.

“Ne jemi Komshi me Martinin dhe fëmijët njiheshin që të vegjël, ishin dhe në stërvitje bashkë dhe gjithmonë i merrja unë te dy. Ata ishin të pandarë dhe ishin si vëllezër dhe përveç sportit merreshin dhe me not.

Unë kam folur me Luisin për ngjarjen, dhe ai mban mënd vetëm pjesën e konfliktit, dhe ai ka shkuar atje sepse e ka kërkuar Martini i cili i ka thënë djalit tim që më ka goditur një person i madh në moshë”, thotë babai i Luisit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu