Babai që mbrojti djemtë për të mos u vrarë me trupin e tij, flet i biri: Ndodhi për… (VIDEO)

0

 

Pas daljes nga spitali, djali 27-vjeçar i shqiptarit që u ekzekutua pak ditë më parë në Greqi Edmond Llangozit, ka treguar për mediat e vendit fqinj, arsyet e krimit të rëndë.

Ai tha se gjithçka ka ndodhur për një borxh prej 600 euro, që vëllai i tij kishte marrë në Athinë. Me kokën të lidhur me një fashë për shkak të goditjes nga një plumb në pjesën e pasme të kokës gjatë atentatit në Agios Sostis, ai u shpreh se borxhi nuk ishte i lartë, por sa duket autorët kanë dashur të zgjidhin situatën me armë.

Djali u shpreh se babai i tij vdiq, duke mbrojtur fëmijët e tij. 27-vjeçari deklaroi se i ati ka marrë katër plumba gjithsej, njëra prej të cilave e ka goditur në zemër.

I riu tha se ai dhe vëllai kishin lënë takim me personat, për borxhin prej 600 euro. Ai u shpreh se çdo gjë nisi me tension dhe se situata degradoi, pasi burrat në takim kishin vendosur të zgjidhin çështjen me armë zjarri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu