Bajrami la grumbullimin me Shqipërinë për shkak të dëmtimit, nesër do të shikohet gjendja e tij tek Sassuolo

0

Mesfushori i kombëtares sonë Nedim Bajrami doli nga loja i dëmtuar sfidën ndaj Republikës Çeke. Tek skuadra e Sassuolos kanë filluar të shqetësohen për gjendjen e tij.

Ai u largua nga loja në pjesën e dytë gjatë fitores 3-0 ndaj çekëve pas një përplasjeje dhe nuk mund të mbështeste kyçin në tokë.

Por siç shkruan “Corriere dello Sport” frika është zbehur, pasi zëvëndësimi i tij ishte vetëm si paraprake dhe ditën e nesërme trajneri Alessio Dionisi do të vlerësojë gjendjen e lojtarit.

Sfidën e ardhshme Sassuolo do ta luajë me Lazion në Serie A.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu