Kurti i siguron Vjosa Osmanit votën e 80-të,arrihet marrëveshja me deputetin Hoxha

0

Në takimin e sotëm me deputetin Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija), kryeministri dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen dhe votën e këtij deputeti në seancën e sotme të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.

Sipas raportimeve, Kurti dhe deputeti Hoxha e arritën marrëvshjen në një takim të zhvilluar  në Prishtinë.

Edhe pse detajet e marrëveshjes nuk janë bërë ende të ditura, zyrtarë të Partisë Unike të Granëve kanë bërë të ditur se deputeti Hoxha ka reflektuar, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë në të cilën gjendet vendi si pasojë e pandemisë.

“Për shkak të gjendjes së rëndë me pandeminë dhe ekonominë dhe duke mos dashur të bllokojmë krijimin e institucioneve nuk dëshirojmë ta dërgojmë vendin në zgjedhje. Prandaj,  do të marrim pjesë në seancën ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit”, raportohet të jetë shprehur zyrtari i kësaj partie.

Po ashtu, Kurti dhe Hoxha kanë pasur edhe një takim të shtunën që nuk pati rezultat për marrëveshjen. Raportohet se kërkesat e kreut të partisë së goranëve për ta dhënë votën për kandidaten për presidente ishin modeste dhe kishin të bëjnë me disa poste në kabinetin qeveritar.

Me votën e siguruar nga deputeti i partisë së goranëve, pritet që në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, të parashikuar për sot në orën 17:00, të marrin pjesë 83 deputetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu