Balla: PS, rezultat historik në Elbasan

0

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit , Taulant Balla në një deklaratë për mediat u shpreh se në këto zgjedhje PS në Elbasan ka një rezultat historik.

Balla deklaroi se, në kutitë e votimit, PS ka siguruar vota të mjaftueshmja për të marrë më shumë se 9 mandate.

“Në qarkun Elbasan, rezultatin më të lartë historik të marrë nga PS në 30 vite. Jam shumë i sigurt që në kutitë e votimit, PS ka përtej 90,000 vota që do të na mundësonin që të kishim të kishim të sigurt mandatin e 9.”

Sipas Ballës, rritja e numrit të votuesve këto zgjedhje i atribuohet mundësisë për të zgjedhur edhe kandidatë, përveç partisë.

“Ajo që ka sjellë rritje të pjesëmarrësve, është se ne u dhamë mundësi që të votojnë jo vetëm për parti por edhe për kandidat. Lista jonë ishte shumë përfaqësuese, ishte në tërësi bio, pa asnjë prurje jashtë Elbasanit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu