Balluku flet për greven e AlbControll: pretendimet mbi pagat

0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, e ftuar në një emision televiziv, foli mbi grevën e 65 punonjësve të AlbControll. Ajo theksoi se në pretendimet financiare të kontrollorëve nuk ka lidhje shteti, pasi sipas saj, AlbControll është e pavarur në vendimet e saj. Ajo tha se pretendimet e tyre dhe shkresat në drejtim të kryeministrit Edi Rama kanë nisur rreth gjashtë muaj më parë, e sipas saj, nuk i është ulur rroga në një nivel rreth 72% , por më rreth 45%. Balluku theksoi ndër të tejra, se problematika e uljeve të pagave këtë periudhë pandemie po ndodh në shumë aeroporte të botës, e këtu përmendi shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Nga kush është organizuar?

Belinda Balluku: Nga organizatorët të cilët janë para drejtësisë sot.

Thatë ka prapavijë politike…?

Belinda Balluku: Patjetër që ka prapavijë politike sepse është parë përgjatë gjithë kohës që ka referenca politike nëse kjo qeveri do të qëndrojë. Pra nëse kontrollorët e trafikut ajror janë të interesuar për pagat nuk i intereson se cila qeveri është sepse nuk marrin asnjë gram lekë nga qeveria. Nuk kanë marrë kurrë. Kontrollorët e trafikut ajror kanë një marrëdhënie të pastër me kompanitë ajrore.

Po mirë, meqë kjo është një punë tepër e rëndësishme dhe shumë specifike, nuk mund të paguhen nga shteti? Nuk e meritojnë këtë?

Belinda Balluku: Nuk janë paguar dhe nuk e meritojnë pasi nuk kanë lidhje me shtetin. Albcontrol nuk paguan asgjë në shtet dhe shteti nuk paguan asgjë tek navigimi ajror dhe ky është një nga parimet e aderimit. Kjo është një gjë që duhet mbyllur njëherë e mirë dhe nuk mund të vazhdohet të behet kështu. Askush nuk mund të bëjë analistin e navigimit ajror. Pra është një marrëdhënie e pastër, e qëruar e cila ka kriteret e aderimit si anëtar i Eurocontrolit. Shtetet nuk lejohen të kenë asnjë lidhje financiare me navigimin ajror, janë të pavarur dhe është i qartë parimi. Ti përpunon 10 avionë dhe merr para për 10 avionë. Ti përpunon 200 avionë dhe merr para për 200 avionë. Nga do vijnë këto para? Kur dëgjoj avokatin që thotë: të kishte marrë shteti kredi. Nuk ka lidhje shteti në këtë proces. Të dëgjosh kontrollorët…ju thashë nuk e mbështes këtë rrjedhje informacioni në media, por të shikosh tekstet në të cilat shkruhet: Do iki qeveria, do vijë qeveria. Këtu është një prapaskenë e pastër politike sepse kontrollorëve të trafikut ajror nuk duhet t’u interesojë kurrë nëse ikën apo vjen një qeveri. Puna e tyre është pastërtisht profesionale e lidhur me ajrin dhe ndërkohë paguhen nga kompanitë ajrore që unë nuk di të jenë të lidhura me politikën dhe qeverinë.

Në letrat që kontrollorët i kanë dërguar kryeministrit, janë tre të tilla, ka rreth një vit që shkruajnë problemin e tyre…

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu